Në qytetin e Gruennheide pranë Berlinit, më shumë se 1200 persona protestuan kundër zgjerimit të territorit të fabrikës Tesla, duke tentuar të hyjnë në ambientet e saj.
Protestuesit tentuan të thyejnë barrierat e policisë dhe të hyjnë në ambientet e Teslas dhe pati disa përplasje të ashpra me policinë.
Aktivistët nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për të hyrë në fabrikë, duke ngritur kamp me tenda dhe varën flamuj palestinezë. Ata patën tentuar të hyjnë në ndërtesën e fabrikës edhe të enjten, njofton ARD.
VIDEO:
Zyrtarët e policisë në shtetet federale të Brandenburgut dhe Berlinit i frikësohen sabotimeve të mëtejshme pasi protestuesit mbështeten nga grupi “Vulkan”, i cili në mars mori përgjegjësinë për djegien e një kabine transformatori pranë fabrikës, pas së cilës furnizimi me energji elektrike në fabrikën Tesla u ndërpre.
Për shkak të incidentit, prodhimi i veturave në fabrikë ishte ndalur plotësisht. Pas dy dite, nisi sërish puna. Shefi i Teslas, Elon Musk, e pati quajtur si “sulm eko-terrorist”.