Mercedes-Benzi ka prezantuar planet që reduktojë prodhimin e modeleve S-Class në fabrikën e vet në Sindelfingen të Gjermanisë. Për herë të parë që nga hapja e fabrikës 40 vjet më parë, linja e prodhimit do të operojë me vetëm një ndërrim.
Fabrika tërësisht e digjitalizuar është përgjegjëse për prodhimin e modeleve më luksoze të kompanisë, përfshirë S-Class, modelet elektrike dhe të gjitha veturat nga brendet Maybach e AMG. Vendimi për të ulur nivelin e prodhimit është marrë si rezultat i rënies së tregut dhe që është shtuar dukshëm muajve të fundit.
Sipas një zëdhënësi të Mercedesit, kalimi në operimin me vetëm një ndërrim është paraparë për të nisur në tremujorin e katërt të sivjetmë. Lëvizja do t’i prekë 1500 punonjës, një pjesë e të cilëve do të riorientohet në zona tjera të prodhimit në Sindelfingen.
Mercedes-Benzi në shitjet e tremujorit të dytë – S-Class, EQS, EQS SUV dhe GLS – përjetoi 25 për qind rënie në krahasim me shitjet e një viti më parë. Sivjet për tre muaj shiti 33 mijë e 400 njësi, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar pati shitur 44 mijë e 200 njësi.