Më në fund, kompania Porsche ka prezantuar zyrtarisht modelin “911” hibrid. Modeli do të debutojë më 28 maj, pasi të ketë përfunduar testimi në trafikun e qytetit, në rrugët e fshatit dhe në një pistë garash.
Porsche 911 pritet të ketë performancë më të mirë se paraardhësit e saj.
“Për herë të parë në historinë e tij 61-vjeçare, ne po inkorporojmë një sistem lëvizës hibrid në një model 911. Kjo risi do të thotë që 911 do të jetë edhe më dinamik. Gjatë zhvillimit, ne nuk i lamë asgjë rastësisë dhe e testuam modelin e ri në të gjitha kushtet në mbarë botën”, ka thënë Frank Moser nga kompania Porsche.
Siç theksoi ai, vetura është testuar në kushte që përfshijnë të ftohtin ekstrem dhe nxehtësinë ekstreme.
“911 i ri ka kapërcyer edhe sfidat më të vështira”, ka paralajmëruar Moser.
Por nuk janë zbuluar detaje të tjera rreth modelit të ri.