Auto

“Krizë kombëtare” në Kanada, një veturë vidhet çdo pesë minuta

vjedhja e veturave

Pak muaj më parë, Interpoli e futi Kanadanë në listën e top 10 vendeve më të këqija për sa i përket vjedhjes së veturave. Të dhënat e konfirmojnë një gjë të tillë.

Autoritetet në Kanada thanë se veturat e vjedhura po përdoren në krime të mëvonshme, ose po shiten, brenda ose jashtë vendit, raportoi BBC.

Siç njoftoi Interpoli, që nga shkurti, më shumë se 1500 vetura të vjedhura në Kanada janë gjetur në mbarë botën - rreth 200 prej tyre çdo javë.

Autoritetet kanadeze madje e kanë shpallur vjedhjen e veturave “krizë kombëtare” dhe kompanitë e sigurimeve kanë paguar më shumë se 1 miliard dollarë dëme vitin e kaluar për shkak të këtij problemi.

Policia rregullisht lëshon udhëzime se si të mbrohen veturat në rast të tentativës për vjedhje, por ende s’ka arritur ta gjejë formulën për ta zgjidhur problemin.

Gjatë vitit 2022, më shumë se 105 mijë vetura u vodhën në Kanada - afërsisht një në çdo pesë minuta.