Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike, Xpeng, ka njoftuar se 2025-ta do të jetë viti kur do të punësohen mbi 6.000 punëtorë. Sipas themeluesit dhe pronarit të kompansie, He Xiaopeng, konkurrenca gjatë vitit të ri pritet të jetë e madhe pasi “lufta e çmimeve do të nisë në janar”.
Reuters ka shkruar se kompania kineze ka përfaqësi në 30 vende, duke synuar të shtrijë edhe më tepër punën në nivel global.
He Xiaopeng ka deklaruar më parë se shumica e prodhuesve kinezë të makinave nuk do të mbijetojnë në dekadën e ardhshme. Ai ka thënë se do të mbesin vetëm shtatë kompani të mëdha, ndonëse s'i ka treguar me emër.
“Nga 300 start-ups, vetëm 100 prej tyre kanë mbijetuar. Sot ka më pas se 50 kompani që ekzistojnë dhe vetëm 40 prej tyre shesin makina çdo vit. Unë personalisht mendoj se do të ketë vetëm shtatë kompani të mëdha makinash që do të ekzistojnë në 10 vitet e ardhshme”, ka deklaruar Xpeng.
Kjo nuk është hera e parë kur drejtori i kompanisë kineze ka parashikuar konkurrencë brutale mes prodhuesve.
“Kush do të mbijetojë në vitin 2030 do të varet nga aftësia dhe fizibiliteti i kompanive. Industria e veturave është maratonë, nuk është sprint”, ka shtuar ai.