Auto

Kanadaja vendos taksë 100% për importet e automjeteve elektrike kineze

Kryeministri i Kanadase, Justin Trudeau

Foto: Associated Press

Kanadaja ka bërë të ditur të hënën se do ta nisë aplikimin e një takse 100% për importet e automjeteve elektrike të prodhuar në Kinë, në përputhje me tarifat që kishte vendosur më parë SHBA-ja, raporton agjencia “AP”. 

Shtetet perëndimore thonë se subvencionet që Kina ia jep industrisë së veturave elektrike, u jep veturave elektrike të prodhuara në Kinë një avantazh të padrejtë. 

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar se vendi i tij do t’i vendosë taksë 25 për qind edhe çelikut dhe aluminit kinez. 

Të vetmet automjete elektrike kineze të importuara aktualisht në Kanada janë nga Tesla, vetura të prodhuara nga një fabrikë e kompanisë në Shanghai, ndonëse kompania mund t’i evitojë taksat duke kaluar furnizimin e Kanadasë nga fabrikat në SHBA apo Gjermani.