BBC-ja ka raportuar se vendi planifikon gjithashtu të vendosë një taksë prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin kinez.
Kanadaja dhe aleatët e saj perëndimorë kanë akuzuar Kinën për subvencionimin e industrisë së saj të automjeteve elektrike, duke iu dhënë prodhuesve të saj një avantazh të padrejtë.
Kina ka thënë se ky vendim i këtyre shteteve i shkel rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.
“Ne po e transformojmë sektorin e automjeteve të Kanadasë për të qenë liderë globalë në ndërtimin e automjeteve të së nesërmes, por akterë si Kina kanë zgjedhur t'i japin vetes një avantazh të padrejtë në tregun global”, ka thënë kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
Rregullat e Kanadasë për automjetet elektrike kineze do të hyjnë në fuqi më 1 tetor të këtij viti, ndërsa ato për çelikun e aluminin do të zbatohen nga 15 tetori.