Qeveria e Zvicrës ka ndërtuar një urë që mundëson rrjedhën e qetë të trafikut gjatë riparimit të rrugëve në autostrada. Ura e quajtur “Astra” është strukturë e lëvizshme dhe modulare.
Punimet në autostradë janë gjithmonë problematike për shoferët dhe riparimet qoftë edhe në një korsi mund të shkaktojnë mbylljen e korsive të tjera, duke krijuar bllokadë dhe duke ulur shpejtësinë e përgjithshme të trafikut.
Për arsye sigurie, ekipet e riparimit shpesh mbyllin më shumë korsi sesa janë duke punuar, gjë që shpesh i acaron shoferët.
Ura “Astra” rezultoi të jetë zgjidhje e shkëlqyer për këtë problem, pasi mundëson rrjedhjen e trafikut mbi vendin ku punimet janë duke u zhvilluar. Struktura ka rampa në të dy anët, në mënyrë që automjetet të lëvizin lart e poshtë në mbikalim pa probleme.
Versioni aktual i urës është pak më shumë se 257 metra i gjatë dhe rreth 7.57 metra i gjerë. Kjo u mundëson mjeteve të lëvizin mbi vendin ku po zhvillohen punimet, pa pasur nevojë për rrugë alternative, megjithëse shpejtësia është e kufizuar në 60 km/h.
Struktura 4.65 metra e lartë u jep punëtorëve hapësirë të mjaftueshme për të punuar, ndërkohë që i mbron ata nga nxehtësia dhe shiu. Duke qenë se punimet nuk pengojnë lëvizjen e mjeteve, ato mund të kryhen gjatë gjithë ditës.
Ura është e lëvizshme dhe mund të vendoset në çdo vend ku ka punime në rrugë.
VIDEO: