Auto

Honda tërheq 2 milionë automjete, shkak problemet në timon

Honda

Prodhuesi japonez i automjeteve, Honda, ka njoftuar të mërkurën se do të tërheqë rreth dy milionë vetura në Amerikë, raportoi Reuters.

Kjo tërheqje pritet të ndodhë për shkak të një problemi që mund të krijojë vështirësi në drejtim, gjë që e rrit rrezikun për aksident.

Tërheqja përfshin automjete të ndryshme të modeleve të vitit 2022 deri në 2025, duke përfshirë disa automjete Civic dhe Civic Type R, CR-V, HR-V dhe Acura Integra, Integra Type S.

Rreth 1.7 milionë automjete do të tërhiqen në Amerikën Veriore, 240 mijë në Kanada dhe 58 mijë të tjera në Meksikë. 

Honda planifikon t’i njoftojë pronarët deri në mes të nëntorit.