Auto

Gjykata gjermane vendos pjesërisht kundër Mercedesit në padinë e konsumatorëve

Mercedes Benz

Mercedesi ka thënë se do të bëjë apel

Një gjykatë gjermane ka vendosur të enjten pjesërisht në favor të konsumatorëve në një padi kolektive kundër Mercedez Benzit lidhur me pajisjet e humbjes së emetimeve të naftës, raportoi të premten Reuters.

Disa nga modelet me naftë të prodhuesit gjerman të automjeteve luksoze me motorë të modelit “Euro 6” të krijuara mes viteve 2012-2016 kanë pasur pajisje mashtrimi, ka thënë gjykata e Shtutgartit.

Megjithatë, nuk janë gjetur shkelje në modelet më të vjetra “Euro 5”.

Pronarët mund t'i kthejnë veturat dhe të llogarisin në rimbursim, me kusht që ta kenë të konfirmuar shkeljen, ka thënë gjykata në vendimin e saj.

Mercedesi ka thënë se do të bëjë apel. 

“Ne vazhdojmë të besojmë se pretendimet e ngritura kundër kompanisë sonë janë të pabaza dhe do të mbrohemi kundër tyre”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.

LEXO EDHE: