Auto

Fordi tërheq nga tregu mbi 90 mijë automjete me defekte

Ford

Kompania amerikane e automjeteve, Ford, do të tërheqë 90,736 automjete nga tregu, ka njoftuar Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA), raportoi Reuters.

Tërheqja e dhjetëra-mijëra automjeteve pritet të ndodhë për shkak të problemit të valvulave të motorit.

Sipas NHTSA-s, tërheqja prek disa automjete 2021-2022 Bronco, F-150, Edge, Explorer, Lincoln Nautilus dhe Lincoln Aviator.

Si pjesë e zgjidhjes, tregtarët do ta zëvendësojnë motorin sipas nevojës, pa pagesë, ka njoftuar rregullatori.