Prodhuesi amerikan i automjeteve Ford, do të tërheqë më shumë se 550 mijë automjete ka njoftuar të martën rregullatori amerikan i sigurisë, raportoi Reuters.
Automjetet që pritet të tërhiqen janë F-150 të vitit 2014 në Shtetet e Bashkuara për shkak të një problemi që mund ta çojë automjetin në ulje të papritur të shpejtësisë në marshin e parë bëri të ditur Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.
Sipas rregullatorit, humbja e sinjalit në sensorin e shpejtësisë mund të shkaktojë ulje të shpejtësisë, pavarësisht nga shpejtësia e automjetit dhe të çojë në humbje të kontrollit të automjetit.
Si zgjidhje tregtarët do ta përditësojnë pa pagesë softuerin e modulit të kontrollit të sistemit të fuqisë.