Gjermanët po blejnë më shumë vetura të përdorura shkaku i krizës ekonomike, ndërsa sallonet për veturat e reja janë bosh. Vitin e kaluar, 6.5 milionë automjete të përdorura u shitën, shtatë për qind më shumë se në vitin 2023.
Në të njëjtën kohë, shitjet e veturave të reja ranë me 1 për qind, ka thënë Shoqata Qendrore e Tregtarëve (ZDK). Shoqata ia atribuoi recesionin në tregun e veturave të reja pjesërisht shitjeve të dobëta të automjeteve elektrike, të cilat ranë me një të katërtën në vitin 2024, raporton dpa.
ZDK përfaqëson 39 mijë shitës veturash me 470 mijë të punësuar.
Shoqata regjistroi rritje prej 7.4 për qind të xhiros në sektorin e shërbimeve dhe mirëmbajtjes, në 36 miliardë euro. Kjo pritej për shkak të veturave të vjetruara në rrugët gjermane.
Vitin e kaluar, mosha mesatare e veturave në Gjermani arriti në 10.3 vjet - që do të thotë riparime dhe mirëmbajtje më të shpeshta dhe më shumë punë në servise.