Auto

Dështojnë bisedimet për bashkim mes Nissanit dhe Hondas

Nissan dhe Honda

Kanë dështuar bisedimet për bashkim midis dy kompanive të automjeteve, Nissan dhe Honda, raportoi të dielën Reuters.

Bisedimet për krijimin e një kompanie veturash prej 60 miliardë dollarësh të përbashkët kanë përfunduar të enjten.

Këto bisedime mes prodhuesit të dytë dhe të tretë më të mëdhenj në Japoni janë njoftuar në dhjetor, por shpejt u tensionuan nga mosmarrëveshjet. 

Marrëveshja përfundimisht dështoi për shkak të propozimit të Hondas për ta bërë Nissan filial.

Bashkimi do të krijonte grupin e katërt më të madh të automjeteve në botë nga shitjet e automjeteve pas Toyotas, Volkswagenit dhe Hyundait.

Nissani ka njoftuar se do të kërkojë partneritete të reja.