Auto

Çka shërben semafori me 16 ekrane në Barcelonë?

semafor

Në qytetin më të madh katalanas, Barcelona, semaforët për çiklistët shkaktojnë kaos në trafik, gjë që nuk është për t'u habitur kur shihni se si duket njëri prej tyre.

I ashtuquajturi “semafori tetris” ka 16 ekrane, dhe është krijuar për t'ua lehtësuar lëvizjen çiklistëve. Megjithatë, kjo çoi në efektin krejtësisht të kundërt, shkruan DailyExpress.

Ekranet e semaforit tregojnë se kur çiklistët mund të kthehen majtas, të shkojnë drejt ose të kthehen djathtas. Në teori, kjo funksionon shkëlqyeshëm, por në praktikë, shumë drita dhe shigjeta të ndryshme i ngatërrojnë plotësisht çiklistët, si dhe të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Problemi lind në kryqëzimin e dy shtigjeve të biçikletave me dy drejtime, sepse semafori atëherë nuk ka tetë, por 16 ekrane që duhet të rregullojnë trafikun.

Pavarësisht ankesave të shumta, autoritetet e qytetit nuk shohin ndonjë problem dhe u thonë çiklistëve se thjesht duhet të mësohen me të.