Rregullat evropiane të trafikut janë të ngjashme, por ka dallime që mund t'ju habisin. Disa vende tradicionalisht kanë shenjat dhe sinjalistikën e tyre të komunikacionit dhe nuk planifikojnë të heqin dorë nga ato.
Një nga këto vende është Holanda. Ka një zgjidhje interesante në rrugë - një vijë jeshile midis dy vijave të bardha pandërprerë ose të ndërprera, shkruan Autoblog.
Cili është funksioni i vijës së gjelbër? Thjesht, tregon një kufi shpejtësie prej 100 km/h.
Nëse është ndërmjet dy vijave të bardha të pandërprera, parakalimi është i ndaluar, dhe nëse është midis dy vijave të ndërprera, parakalimi është i mundur, nëse e lejojnë rrethanat.