Prodhuesi britanik i automjeteve, Bentley, ka shënuar të mërkurën të ardhurat e tij më të ulëta vjetore që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 në vitin 2020.
Bentely është përballur me një treg të vështirë global më 2024, raportoi të mërkurën Reuters.
Të ardhurat vjetore kanë rënë për 10 për qind krahasuar me vitin 2023.
Drejtori ekzekutiv, Frank-Steffen Walliser, ka thënë para gazetarëve se kompania nuk do ta bëjë publike më se sa vetura ka shitur.
Ai ka shtuar se pavarësisht këtyre rezultateve, kompania vendos vlerën mbi vëllimin.