Që nga vitet 1920 e deri sot gjithmonë kanë qarkulluar automobila me motorë të vegjël. Edhe pse sot kompanitë garojnë për fuqi dhe motorë më të mëdhenj, në të kaluarën lajm kanë përbërë automobilat e vegjël, por që të paktën mund të funksiononin për transport.
Jo të gjithë automobilat e vegjël ishin ekonomikë dhe disa madje kishin performanca të pazakonta. “Autocar” i ka renditur disa prej automobilave të vegjël më të veçantë në histori, shkruan sot Koha Ditore.

“Peel P50”
“Peel” mban namin e të qenit automobili më i vogël i prodhuar ndonjëherë. “P50” ka motor 49 centimetra kub, apo 0.049-litërsh. Motorë të tillë s’kanë më as motoçikletat. Modeli ishte prodhuar mes viteve 1962 dhe 1965. Forma e njëjtë e modelit “P50” është aktualisht në dispozicion me një motor elektrik dhe me opsionin me 125cc e që arrin shpejtësinë maksimale deri në 88 kilometra për orë.

“Bond Minicar”
Automobili me tri rrotë, “Bond Minicar”, përdorte motor me kapacitet 122cc. Fuqia e tij ishte vetëm pesë kuaj fuqi dhe ai mund të lëvizte deri në 80 kilometra për orë. Automobili peshonte 140 kilogramë dhe motori i vogël nuk mund të bartte katër ulëse. Modelet e mëvonshme u bënë edhe me gjëra luksoze për atë kohë, si dyert, kulmi e frerët e rinj. Shoferët britanikë të pasluftës së Dytë Botërore, ishin të dhënë pas një modeli të tillë. Në mes të viteve 1948 dhe 1966 u prodhuan gati 25 mijë njësi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)