Auto

Audi vjen me seri të fuqishme: Nëntë modele për dy vjet

Modeli i ri Audi A7 do ta zëvendësojë modelin A6

Një model krejtësisht i ri, Q5 do t’i paraprijë një serie të fuqishme të Audit në periudhën e ardhshme dyvjeçare. Do të vijnë gjithsej nëntë modele e ndryshime të versioneve aktuale. Kompania gjermane planifikon të kapë çdo sektor të tregut.

Gjithçka ka nisur nga modeli i sapolansuar Audi A3 javë më parë. Pas kësaj do të vijë një model S3 i ri me disa ndryshime.

Modeli i ri që do të vijë krejtësisht si i ri është Audi Q6 e-tron. Vetura elektrike përdor platformën e njëjtë si Porsche Macan EV, dhe mundëson ngasje deri në 620 kilometra me një mbushje. Bateria mund të mbushte nga 10 në 80 për qind në vetëm 21 minuta.

Vera e 2024-s do të shohë modele të tjera të reja. Seria do të nisë me gjeneratën e tretë të Audi Q5. Planifikohen ndryshime të mëdha në dizajn. Pritet që vetura të vijë me përditësime të theksuara teknologjike e fuqi hibride.

Audi

Modeli e-tron GT do të përjetojë po ashtu ndryshime, në bateri e teknologji. Vetura do të ketë rreth 1000 kuajfuqi.

Vetura A6 e-tron do ta rivalizojë modelin BMW i5 dhe do të vijë edhe në variantin Avant. Priten bateri të fuqishme e motorë që mundësojnë ngasje më të gjatë e më të shpejtë.

Ndërsa modeli A4 aktual do të marrë emrin Audi A5.

Audi Q3 do të vijë herët në fillim të 2025-s. Q3-shi do të ofrohet në disa lloje motorësh.

Modeli i ri Audi A7 i ri do të vijë vitin e ardhshëm. Ai do ta zëvendësojë modelin A6. Do të vijnë modelet saloon dhe estate, si dhe do të ketë variante hibride.

Përditësim do të marrë edhe modeli Q7.