Arbëri

Zjarri përfshin Kodrën e Goleshit në Lipjan

Zjarri përfshin Kodrën e Goleshit në Lipjan

Zjarr në Kodrën e Goleshit në Lipjan

Pas Prevallës, zjarri ka përfshirë edhe Kodrën e Goleshit në Lipjan. 

Megjithatë po konsiderohet se zjarri nuk është i përmasave të mëdha.

Komandanti i zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli, i ka thënë KOHËS se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u përpjekur ta lokalizojnë zjarrin. 

“Zjarri nuk është i përmasave të mëdha dhe nuk ka rrezik për dëmtimin e antenave të cilat gjinden ne kodrën e Goleshit. Temperaturat e larta janë duke ndikuar negativisht në shuarjen e tij”, ka thënë ai.

Temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen edhe në zona të tjera, si Prevalla. Tash e disa ditë në këtë vend është aktivizuar një vatër zjarri. Ekipet e zjarrfikësve, Policisë e edhe vullnetarët po punojnë në lokalizimin e tij.