Arbëri

Zjarrfikësit në Prishtinë intervenuan në gjashtë raste të martën

Zjarrfikesit e Prishtines

Foto: Ekonomia Online

Zjarrfikësit në Prishtinë kanë intervenuar në gjashtë raste zjarri të martën. 

Komandanti i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, ka thënë se intervenimet nuk ishin të përmasave të mëdha dhe se u menaxhuan për një kohë të shkurtër. 

“Sot kanë qenë 6 intervenime nuk janë të përmasave të mëdha, por kanë qenë të menaxhueshme për një kohë të shkurtër”, tha Gashi, raporton KOHA. 

Zjarrfikësit në Prishtinë i vizituan të martën zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Gashani dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj.

“Jemi për të shprehur mirënjohjen, për zjarrfikësit për gatishmërinë e tyre për të dalë ndihmë qytetarëve. Pavarësisht, që sot është natë festive ata janë në shërbim. Me këtë mision fisnik, i cili është mision i shenjë sepse e kanë jetën në rrezik për të shpëtuar jetën e njerëzve”, tha Gashi. 

E Metaj i ka falënderuar zjarrfikësit për angazhimin e tyre.

“Ne erdhëm t’ua urojmë vitin e ri zjarrfikësve, mirëpo edhe t’i falënderojmë për këtë vit i cili ka qenë me sfida të ndryshme, kanë pasur ditë edhe zjarri edhe vërshime që kanë ndodhur në të njëjtën ditë. Biseduam për sfidat, vështirësitë dhe punët që na presin”, tha Metaj.