Arbëri

Zjarr në malet e Kamenicës

zjarr ne Kamenice

Foto: Arian Mavriqi

Zjarri ka përfshirë një pjesë të maleve të Kamenicës të shtunën në mbrëmje, sipas fotografive të shkrepura nga Arian Mavriqi.

Është raportuar se kjo ka ndodhur mbi lagjen “Çamëria”. Mavriqi ka raportuar po ashtu se zjarrfikësit janë në vijën e parë të frontit.

Kohëve të fundit Kosova është përballur me qindra zjarre.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka shprehur dyshime se zjarrvëniet ishin të qëllimshme.

Zjarre ka pasur në Skenderaj, Zubin-Potok, Prishtinë e Deçan.