Arbëri

Zhitia: S'e kam pasur fatin t’i takoj anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës

Skender Zhitia

Skender Zhitia

Dëshmitari i ZPS-së në Hagë, Skënder Zhitia ka thënë se nuk e ka pasur fatin që gjatë luftës t’i takojë ndonjërin nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këtë deklarim dëshmitari e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, përmes avokates, Sophie Menegon.

“Gjatë luftës nuk e kam pasur fatin ta takoj asnjërin nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm”.

Dëshmitari tha se edhe në libër e kishte potencuar se ky libër përfaqëson vetëm opinionin e tij sa i takon ngjarjeve në Zonën Operative të Llapit dhe se ky opinion nuk është fjalë përfundimtare.

Përpara se të filloi pyetjet avokatja Menegon, në pyetje dëshmitarin e mori prokurorja Silvia D’Ascoli e cila u fokusua tek libri i dëshmitarit ku kishte përshkruar vizitën e përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së më 18-20 gusht 1998.

Në libër, dëshmitari kishte thënë se delegacioni ishte në përbërje me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Bislim Zyrapin si dhe ata u priten nga Komandant Remi i shoqëruar nga Fatmir Humolli, Hyzri Talla, Latfi Gashi, Kadri Kastrti, Nuredin Ibishi dhe Sabri Kiçmari.

“Është e rëndësishme me e potencu që në Zonën Operative të Llapit për këtë e kam quajt që u bë zyrtarizmi për faktin se më 18 korrik, komandanti Rrustem Mustafa veç i kishte emëruar këto struktura, këto personalitete në pozita më përgjegjësi. Më 18 korrik këto personalitete ishin emëruar, kështu gjatë vizitës vetëm u zyrtarizuan. Komandant Remi e njoftoi delegacionin e Shtabit të Përgjithshëm me vendimet të cilat i kishte marrë paraprakisht. Kështu që kjo vizitë pavarësisht që unë e kam quajtur si zyrtarizmi dhe zyrtare, të gjitha ato emërime që i kishte bërë më herët komandanti Rrustem Mustafa këto i miratuan ose u miratuan nga ky delegacion dhe sigurisht e kam potencu edhe vendimet që janë marrë. Unë në referencë i kam pas intervistat që i kam bërë me komandant por edhe literaturë tjetër që e kam shfrytëzu në atë kohë e që kanë qenë si referencë”, tha dëshmitari tutje.

Dëshmitari tregoi se edhe ku i ka mbështetur të dhënat e  vendosura në librin e tij.

“Shënimet i kam mbështetur në të dhënat që i kam marrë nga drejtuesit e Zonës Operative të Llapit”./betimipërdrejtësi


 

Sot dëshmon Skënder Zhitia në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Të hënën po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Hagës. Sot do të dëgjohet dëshmia e Skënder Zhitisë, dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Zhitia ka qenë pjesëtar i Zonës Operative të Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa aktualisht punon në Institutin e Historisë. Zhitia ka shkruar libër për zonën e Llapit.

Prokurorja e ZPS-së, Gaia Pergolo, ka deklaruar se roli i tij fillestar ishte t’i mobilizonte civilët gjatë luftës.

Prokurorja tha se ai ka qenë komandant i njësisë “Kështjella 33” nga tetori i 98-ës.

Zhitia tha se pjesa e librit të tij që flet për “Kështjellën 33” është i bazuar në përvojën dhe njohuritë personale të tij.

Rrustem Mustafa, komandant i UÇK-së në Zonën e Llapit, kishte dëshmuar para Gjykatës vitin e kaluar dhe ishte pyetur për librin e Zhitisë.

Zhitia është dëshmitari i 80-të në rastin më të madh të Speciales.