Arbëri

Zeqiri për shpërthimin në veri: S’ka vend për panik

Izmir Zeqiri

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar i denon fuqishëm akterët që shkaktuan shpërthimin pranë Liqenit të Ujmanit, duke deklaruar se të përfshirët duhet të sillen para drejtësisë.

Zeqiri ka shkruar në Facebook se s’ka vend për panik pasi “gjendja është nën kontroll të plotë të organeve rë rendit”.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe Komunës së Zubin-Potokut. I dënoj fuqishëm akterët e shpërthimit që ndodhi sot rreth 14:30 min. Dhe si pasojë pati dëmtime të dy veturave të qytetarëve që po pushonin dhe freskoheshin në Liqenin e Ujmanit. Uroj që së shpejti të kapen akterët e këtij shpërthimi dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Gjithashtu besoj që nuk ka vend për panik përderisa gjendja është nën kontrollin e plotë të organeve të rendit”, është shprehur ai.

Ndaj sulmit ku u dëmtuan dy vetura ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke deklaruar se Serbisë nuk i leverdis normaliteti në veri.