Arbëri

Zelensky e quan Ramën “mik i madh i Ukrainës”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë Samitit për Ukrainën në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë Samitit për Ukrainën në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë ka zhvilluar një bisedë të mërkurën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. 

Zelensky pas kësaj bisede e ka quajtur Ramën mik të madh të Ukrainës.

Ai ka njoftuar se me kryeministrin shqiptar kanë diskutuar për Samitin e Ardhshëm të Paqes, si dhe e ka informuar lidhur me situatën e luftës, konkretisht në rajonin e Kharkivit. 

“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderova për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e luftës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, ka shkruar Zelensky në platformën “X”.

 

 

Në fund të muajit shkurt të këtij viti, në Tiranë është mbajtur Samiti për Ukrainën. Pjesëmarrja në këtë samit ku u nënshkruan disa marrëveshje, ishte edhe vizita e parë e Zelenskyt në Tiranë.