Arbëri

Zbatimi i Strategjisë së energjisë vlerësohet i domosdoshëm në rrugëtimin drejt BE-së

PIPS -tryeza

Zbatimi i Strategjia së energjisë është vlerësuar si një nga format më të rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe i domosdoshëm për rrugëtimin e vendit drejt BE-së, në tryezën me temën "Strategjia e Energjisë, dhe rruga drejtë së ardhmes energjetike të Kosovës”. 

Në tryezën e organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), është prezantuar edhe punimi “Rishikimi i Strategjisë së energjisë së Republikës të Kosovës 2022-2031”. 

Leonora Kryeziu nga PIPS-i ka thënë se shteti ka miratuar Strategjinë e energjisë për të përparuar në sektorin energjetik.

"Institucionet e Kosovës kanë miratuar strategjinë e energjisë të Republikës së Kosovës për 2022/31 me synimin e adresimit të furnizimit energjetik dhe sfidat që kanë të bëjnë me politikat energjetike dhe harmonizimin e tyre me standardet evropiane", ka deklaruar ajo.

Në këtë tryezë ka folur edhe ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezo. 

"Lufta në Ukrainë që çoi në krizë energjetike në Evropë dhe çmime të larta të energjisë për familje dhe biznese, e solli këtë mesazh. Të qenit në gjendje për të krijuar energji të qëndrueshme që ka ndikim në gjithë Kosovën dhe ndikon në politikë, pasojat janë esenciale dhe kjo është bërë pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo do të jetë sfiduese por është e domosdoshme për Kosovën dhe sigurinë e saj, por është e domosdoshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Holanda është një antare themeltare e BE-së dhe vazhdon të mbështesë Kosovën me reforma të domosdoshme dhe të lehtësojë procesin e përafrimit me BE-në. Ne presim vullnetin politik dhe procesin reformues nga qeveria, parlamenti, komunitetit afarist dhe shoqëria civile që t’i implementojmë reformat që jemi të dakorduara", është shprehur ajo.

Ekonomistja, Anita Baraliu ka theksuar se nuk bën të jetë thëngjilli në qendër të kësaj strategjie, porse, të vendosen si prioritet burimet e ripërtritshme të energjisë. / KP