Arbëri

VV-ja, LDK-ja dhe AAK-ja bëhen bashkë në Graçanicë

Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet lokale të tetorit, në Komunën e Graçanicës do të garojnë me një kandidat të përbashkët.

KOHA ka mësuar se tri partitë kanë dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kërkesën për certifikim, nën emrin "Aleanca Shqiptare për Graçanicën". Listës do t'i prijë zyrtari i VV-së Leutrim Ajeti.

Është thënë se iniciativën e kanë mbështetur edhe disa parti të tjera.