Arbëri

Vushtrria shpall gjendje emergjente për shkak të vërshimeve

Vershime ne Vushtrri, rruga Pestove

Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente në qytet, për shkak të situatës me vërshime, ka njoftuar kryetari i komunës, Ferit Idrizi.

Ai i tha KOHËS të hënën se situata aktualisht është nën kontroll, por kjo masë u mor për t’iu paraprirë rrethanave.

“Aktualisht situata është nën kontroll, të gjitha kompanitë e Vushtrrisë janë në terren dhe po merren me situatën. Po kujdesemi që uji nga disa përroska të mos dalë nga shtrati. Përroskave ua kemi rregulluar shtratin më parë, duke mos lejuar që uji të vërshojë”, deklaroi ai.

Situatë e rëndë është regjistruar edhe në disa komuna të tjera. Katër institucione arsimore në Istog nuk do të mbajnë procesin mësimor të hënën, për shkak të vërshimeve.