Arbëri

Vukmiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

Nenad Vukmiroviq me Albin Kurtin

Nenad Vukmiroviq është emëruar zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri Albin Kurti. 

Emërimi i tij vjen pak ditë pas shkarkimit të Radoica Radomiroviqit. 

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

Radomiroviq ishte shkarkuar muajin e kaluar. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kishte thënë se kishte marrë informata nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për “sjelljet e dyshimta” të Radomiroviqit.