Arbëri

Vuçiqi reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe

Presidenti i Serbise, Aleksandar Vucic

Foto: Tanjug

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vendosur të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Në një postim në “Instagram”, Vuçiq ka thënë se “Kurti po tenton ta eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë e M.”. 

“...Albin Kurti po përpiqet ta eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë e M., që është Lista Serbe. Kurti me ndihmën e aleatëve të tij dëshiron ta dëbojë popullin serb nga krahina jugore. Po ashtu pres, që në shtatë ditët e ardhshme, të  vendosen sanksionet amerikane ndaj NIS-it”, ka shkruar Vuçiq. 

Ai ka thënë se “qëllimi përfundimtar është kolapsi i Serbisë”. 

“Serbinë nuk ia japim askujt dhe Serbia nuk ndalet! S’ka dorëzim!!” – ka shkruar Vuçiq.