Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka nisur vitin 2025 me një mesazh provokues për Kosovën, Kroacinë e Bosnjë-Hercegovinën.
Derisa ka njoftuar se të enjten do të zhvillojë bisedë me amerikanët për energjinë, ai ka thënë se mesazhi i tij për qendrat e pushtetit në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë, është që të mos shpresojnë kot për ndërrimin e qeverisë në Serbi.
“Një bisedë me amerikanët për energjinë, përfshirë Industrinë e Naftës së Serbisë, është planifikuar për nesër. Ne do të luftojmë për të ruajtur energjinë dhe çdo stabilitet tjetër të Serbisë. Mesazhi im për qendrat e pushtetit në Zagreb, Sarajevë dhe Prishtinë: Gëzuar Vitin e Ri dhe kot shpresoni, Qeveria në Serbi nuk do të ndërrohet”, ka shkruar Vuçiqi në “Instagram”.