Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit të kaluar ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Vuçeviq duke folur në “TV Prva” tha se Banjska s’është dashur të ndodhte, por “Serbia s’duhet ta pranojë narrativën që Banjska të përcaktohet nga mënyra se si Prishtina e sheh atë ngjarje”.
Vuçeviq tha se “Banjska s’ndodhi vetvetiu, por ishte reagim ndaj një sërë lëvizjesh të autoriteteve të përkohshme të Prishtinës, nga arrestimet deri te plagosja e rrahja e serbëve”.
“Nuk ishte koha që në Kosovë e M. lulëzonte demokracia dhe të drejtat e njeriut e të pakicave”, tha Vuçeviq.
Më 24 shtator u shënua një vjetori i sulmit terrorist në Banjskë.