Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius.
Sipas parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.