Sot në Kosovës pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vranësirat gjatë ditës në disa vende parashihet të sjellin riga shiu.
Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 e 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 e 18 gradë Celsius.
Parashihet të fryjë erë e lehtë nga jugperendimi.