Moti

Vranët e ftohtë sot në Kosovë

Moti sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohët. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) kjo situatë me këto temperatura vjen si pasojë e masave të qëndrueshme të ajrit me origjinë veriperëndimore.

Temperaturat minimale Sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.