Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit të kësaj të fundit me presidenten e Kosovës.
Takimi i Von der Leyenit me Kurtin është zhvilluar në objektin e Qeverisë.
Von der Leyen ka shkruar në platformën X për takimin me të. Ajo e ka uruar kryeministrin për “sukseset ekonomike në vitet e fundit”.
“Jemi krenarë t’ju mbështesim. Le të punojmë bashkë hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin dhe presidentin. Më pas shkoi për në Maqedoni të Veriut. Më 25 tetor, ajo ishte Serbi.
Pas Kosovës, Von der Leyen ka shkuar në Mal të Zi.
