Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje të shtunën për vaksinim kundër gripit sezonal.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vitia ka thënë se janë siguruar 85 mijë doza të vaksinave kundër gripit sezonal.
“Më 17 shtator 2024, kemi siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat janë të dedikuara për fëmijët mbi 6 muaj dhe për të rriturit. Procesi i vaksinimit ka filluar më 30 shtator në të gjithë vendin. Ftojmë të gjithë qytetarët mbi moshën 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat që kanë rekomandim mjekësor, të vaksinohen. Parandalimi është gjithmonë më i mirë se mjekimi”, ka shkruar ai.
Edhe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka apeluar te qytetarët gjatë ditës që të vaksinohen me këtë vaksinë.