Arbëri

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë

veteranët

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë në ditët në vijim pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Qeverisë për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagës minimale.

Sipas Klinakut, Qeveria aktuale ka punuar kundër veteranëve të UÇK-së e shtresave të tjera të shoqërisë.

Pas takimeve me organet drejtuese të organizatës, Klinaku ka thënë se do të dihet edhe dita e saktë e protestës.

“Qëndrimet tona se do t'i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme. Për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur”, ka shkruar ai në Facebook të mërkurën.

LEXO EDHE: