Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur i burgosuri A.M. derisa po trajtohej në Klinikën Infektive të SHSKUK-së.
Sipas Shërbimit Korrektues dhe Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, ai ka humbur jetën të hënën rreth orës 21:50, ndërsa u tha në njoftim se në spital ishte pranuar me gjendje stabile, por me sëmundje paraprake të mushkërive.
“Në momentin e pranimit, gjendja e tij ka qenë stabile, por me të dhëna për sëmundje paraprake të mushkërive. Ai ishte duke u trajtuar për një gjendje gripale, e cila ka progreduar në mushkëri. Për këtë arsye, është dërguar për kontroll specialistike pulmologjike”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues njoftoi se po zhvillohen procedura ligjore për rastin dhe autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.