Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar të enjten se pjesëtari i saj, nënoficeri Muhamet Beqiri, ka vdekur pasi ka pësuar sulm kardiak në vendin e punës.
Në njoftimin e lëshuar nga FSK-ja thuhet se edhe pas përpjekjeve të mjekëve në Ferizaj dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rreshteri nuk ka arritur t’i shpëtojë sulmit kardiak.
“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak në vendin e tij të punës, pas shume përpjekjeve të mjekëve në Ferizaj dhe QKUK, nuk arriti t'i shpëtoi dhe ndërroi jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri. Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e të gjithë pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Më tej është bërë e ditur se për ceremoninë e varrimit do të ketë tjetër njoftim.