Ka vdekur në moshën 80-vjeçari gjenerali britanik Sir Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it. Ai ishte bërë i famshëm kur në qershor të vitit 1999 kishte refuzuar ta respektonte urdhrin e gjeneralit Wesley Clark për t’i bllokuar pistat e Aeroportit të Prishtinës dhe për t'i izoluar trupat ruse që ishin vendosur atje pa marrëveshje të NATO-s.
“Nuk do ta fillojë Luftën e Tretë Botërore për ty”, i kishte thënë ai Clarkut, raporton “Telegraph”.
Për këtë e kishte marrë nofkën “Macho Jackson”. Ai kishte ushtruar detyrën e komandantit të KFOR-it nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 7 tetor të vitit 1999.
Ai ishte edhe Shef i Forcave Ushtarake të Britanisë së Madhe nga viti 2003 deri në vitin 2006.
Për vdekjen e Jacksonit kanë njoftuar mediumet britanike e po ashtu