Ish-kameramani i Radiotelevizionit të Kosovës, Fatmir Bajrami, ka vdekur të premten në moshën 75-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij.
Varrimi i Bajramit do të bëhet të shtunën në orën 15:00 në Prishtinë.
Për vdekjen e ish-kameramanit Bajrami ka shprehur ngushëllime edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Fatmir Bajrami përpos kontribues në profesionin e tij prej kameamani në media, dha kontribut edhe në kinematografinë vendore. Ai ishte mentor dhe udhëheqës për shumë breza kameramanësh, në Transmetuesin Pubilk të Kosovës. Kontributi i tij i veçantë gjatë viteve të 90-ta dhe në kohën e luftës, duke sjellë përmes kamerës realitetin nga frontet e luftës dhe kampet e refugjatëve, do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë kolektive”, ka shkruar ndër të tjera AGK-ja.