Arbëri

Vdiq inixhinieri Avdi Gjonbalaj

Avdi Gjonbalaj

Të dielën ka vdekur inxhinieri Avdi Gjonbalaj, projektues i pendës së Liqenit të Ujmanit.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, duke thënë se ai kishte kontribuuar në projekte të ujërave të Kosovës.

Gjonbalaj u tha se së fundmi ka ofruar të dhëna historike që dëshmonin procesin e projektimit dhe të implementimit të Liqenit të Ujmanit.

“Ngadalë, gjenerata e memories institucionale të Kosovës së paraluftës, po shuhet. Një humbje e madhe kjo. Sot, kishte ndërruar jetë inxhineri Avdi Gjonbalaj, projektuesi i pendës së Liqenit të Ujmanit që nga viti 1968. Për shumë vite z. Gjonbalaj kishte kontribuar si profesionist në projekte të ujërave të Kosovës. Ai së fundmi ka ofruar të dhëna të vlefshme historike që dëshmonin procesin e projektimit dhe implementimit të Ujmanit, e ku dëshmohet e drejta e shtetit të Kosovës për të”, ka shkruar Lushaku.

Për të ka shkruar edhe zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali. Ajo ka shkruar në Facebook se Gjonbalaj ka lënë dokumente, analiza dhe qëndrime të vyeshme.