Arbëri

Vdes një i paraburgosur në Prishtinë

Arrestim Denim Burgim vrasje arrest

Ilustrim nga arkivi

Foto: Driton Paçarada

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njoftoi se të mërkurën ka vdekur i paraburgosuri H.B., që gjendej në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

SHKK-ja ka njoftuar se ai vuante nga sëmundje kronike për të cilat ka qenën nën trajtim, e gjendja i ishte përkeqësuar mbrëmjen e së martës.

“Ai është pranuar në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë më 17.05.2024, dhe gjatë pranimit është konstatuar se vuante nga sëmundje kronike për të cilat ka qenë nën trajtim. Trajtimi ka vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit nga mjekët, specialistët konsultantë dhe institucionet e tjera, sipas indikacioneve. Gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar mbrëmë rreth orës 22:00, dhe është thirrur Emergjenca e qytetit, e cila e ka trajtuar dhe stabilizuar gjendjen e të burgosurit”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të publikuar në Facebook.

Në njoftim u tha se organet kompetente po i zhvillojnë procedurat ligjore dhe atij do t’i bëhet autopsia për të gjetur shkakun e vdekjes.

“Në mëngjes, gjendja e tij është përkeqësuar përsëri dhe është kërkuar mbështetje nga ekipi i Emergjencës së qytetit. Ky ekip, së bashku me ekipin mjekësor të burgut, janë përpjekur për reanimim, por pa sukses. Në orën 06:18, nga të dy ekipet është konstatuar vdekja e të burgosurit”, thuhet në njoftim.