Arbëri

Uji i Badocit ende i papijshëm

badoc

Liqeni i Badovcit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundit, vërehen ulje e vlerave të manganit, por megjithatë sipas tyre, këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit administrativ për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu. 

Ndonëse mangani është mineral që konsiderohet si lëndë ushqyese dhe kontribuon në shumë funksione trupore, prania e tij në sasi më të lartë, sesa ajo e lejuar mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore dhe të ketë ndikim në sistemin nervor qendror të njeriut.

“IKSHPK thekson se ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit, Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit. Prandaj, për momentin është i pa përdorshëm për pije”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se ekipet e IKSHPK-së do të vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që thuhet se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar  së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes.