Rithemelimi dhe Partia e Lirisë kanë organizuar protestë të premten para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në një moment, protesta eskaloi. Fillimisht është hedhur një bombë tymuese përpara objektit të administratës së qytetit, e më pas protestuesit kanë thyer kordonin e policisë.
Më pas, dikush nga turma ka hedhur një koktej molotovi, pas së cilës dera e hyrjes së bashkisë së Tiranës ka marrë flakë.
Policia është dashur të ndërhyjë për të parandaluar depërtimin e protestuesve në objekt. Situata është qetësuar më pas.
Ambasada amerikane në Shqipëri dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar dhunën e shfaqur nga protestuesit.
Opozita po kërkon largimin e Veliajt pas arrestimit të tre drejtorëve të tij pasi dyshohen për afera korruptive.
VIDEO:
#Tirana Thousand gathered in Albanian capital to protest against corruption pic.twitter.com/zDujhVvisD
— Leftioni Peristere 🇦🇱🇺🇦 (@Leftioninew) April 19, 2024