Arbëri

Turisti lituanez zhduket në Alpet Shqiptare, nisin kërkimet në shtegun Valbonë–Theth

Theth

Një turist lituanez dyshohet se prej dy ditësh është zhdukur në alpet shqiptare.

Ky turist ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa asnjë njoftim, raportoi të dielën “Top Channel”.

Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij. 

“Një ekip i SHKSHMK-së sapo ka filluar një operacion të kërkim-shpëtimit në Valbonë, bjeshkët e Nemuna. Për informata më të hollësishme do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.