Personeli dhe automjetet që kanë zbarkuar në Durrës pritet të lëvizin drejt Kosovës, e këto trupa u tha se do të bashkëpunojnë me njësi të tjera të KFOR-it “në një stërvitje rutinë të provave operative, deri në fund të tetorit”.
“Qëllimi i këtij ushtrimi është t’i testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it. Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t'iu përgjigjur zhvillimeve përkatëse të sigurisë, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it të mërkurën.
Kur të përfundojë stërvitja ushtarake kontingjenti britanik do të kthehet në Britani, derisa KFOR-i ka bërë me dije se do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme “për të zbutur efektet në trafikun rrugor që mund të shkaktohen si rezultat i lëvizjes së personelit ushtarak dhe automjeteve”.