Arbëri

Tri ditë pas varrimit të babait, Thaçit i lejohet vizita në Kosovë

Thaci te varri babs

Thaçi e takoi babanë për herë të fundit më 13 mars, kur i bëri vizitë në QKUK

Foto: Ekonomia Online

Tri ditë pas varrimit të babait të tij, ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, atij i është lejuar vizita në Kosovë. 

Për këtë ka shkruar Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetveten e tyre e le më ajo njerëzorja që iu mungon në total”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

VIDEO:

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk ia lejuan Thaçit pjesëmarrjen në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi, të martën e kësaj jave. Refuzimi i Speciales ka nxitur reagime të mëdha. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të mos shkelen të drejtat e të akuzuarve e kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar se me këtë, Specialja ka humbur rrugën e saj.

Thaçi e takoi babanë për herë të fundit më 13 mars, kur i bëri vizitë në QKUK.

Ndaj ish-presidentit e ish-kryeministrit të Kosovës, Specialja ka ngritur dy aktakuza, për krime lufte dhe për ndikim te dëshmitarët.