Përfaqësues të linjave private të trafikut në komunën e Prishtinës kanë dhënë detaje për dakordimin që kanë arritur me Komunën për “reformimin e sistemit të transportit publik”.
Në emisionin “038” në KTV, Milaim Demi një prej operatorëve privatë dhe Izet Smajli nga Shoqata e transportuesve privatë kanë thënë se transportuesve privatë u është kërkuar që për një vit të blejnë autobusë të rinj, qoftë elektrikë, aso me standardin “Euro 6” të rinj apo edhe “Euro 6” të përdorur nën 9 vjet.
Ata kanë thënë se kontratat janë tetëvjeçare në mënyrë që këta operatorë të hyjnë në kredi për të blerë autobusë. Nga janari, sipas tyre, zotimi është që të paguhen për kilometër të kaluar, sikur Trafiku Urban.
Smajli ka thënë se tarifa do të jetë sikur e Trafikut Urban e njëjtë edhe çmimi i biletave.
Sipas tyre, çmimi i autobusëve të rinj është i lartë dhe rrezikon edhe disa operatorë, por se kanë thënë që pagesa për kilometër lehtëson situatën.